Procesi civil lidhur me vdekjen tragjike të 3-vjeçares Xh.G., e cila humbi jetën pas shembjes së një muri në rrugën “Marin Barleti” në Prizren më 6 qershor 2016, ka përfunduar me vendim të Gjykata Themelore në Prizren – dega në Suharekë.

Sipas aktgjykimit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) obligohet që t’i paguajë nënës së viktimës shumën prej 15 mijë eurosh në emër të dëmit jomaterial për dhimbjet shpirtërore, ndërsa vëllait të mitur të viktimës 8 mijë euro për të njëjtën bazë ligjore. Po ashtu, gjykata ka vendosur që të kompensohen edhe 2 mijë euro për shpenzimet e varrimit dhe ngritjes së përmendores.

Në vendim është përcaktuar edhe kamatë ligjore prej 8 për qind në vit, e cila do të llogaritet deri në përmbushjen përfundimtare të obligimit financiar. Ndërkohë, pjesa tjetër e kërkesëpadisë së paraqitur nga familja është refuzuar si e pabazuar.

Rasti i vitit 2016 kishte tronditur opinionin publik, pasi shembja e murit në një zonë të frekuentuar të qytetit kishte ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë institucionale për mirëmbajtjen dhe sigurinë e objekteve nën administrim shtetëror. Vendimi i fundit i gjykatës përmbyll një proces të gjatë gjyqësor civil, duke sanksionuar përgjegjësinë financiare të institucionit përkatës.

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
"Nuk do të ndryshojë lokacionin, do të...
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *