Zbardhet rasti në Prishtinë: Ky është personi që plagosi inspektorin e IPK-së Është identifikuar i dyshuari për plagosjen me armë zjarri të një inspektori të Inspektorati Policor i Kosovës, ngjarje që ndodhi në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Agon Dulla Sipas burimeve të mediave, i dyshuari është Agon Dulla, ndërsa viktima është inspektori Arsim Beqiri. Sipas informacioneve nga burime pranë vendit të ngjarjes, i dyshuari është pronar i një shisha bari në zonë, ndërsa inspektori banonte afër. Arsim Beqiri Burimet bëjnë të ditur se: më herët kishte pasur ndërhyrje policore lidhur me këtë lokal konflikti ka nisur si fjalosje më pas ka eskaluar në përdorim të armës Dyshohet se në momentin kur inspektori ka çuar dorën në brez – ku mendohet se mbante armën zyrtare – i dyshuari ka shtënë nga afërsia, duke e plagosur në këmbë. Inspektori është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas informacioneve fillestare, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari në kërkim Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për kapjen e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreIPK: Plagosja e inspektorit në Prishtinë nuk... Plagosja në rrugën “B” – IPK sqaron: Nuk ka lidhje...Read morePlagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, dyshohet... Të shtëna me armë në Prishtinë – plagoset një inspektor...Read more Post navigation Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, dyshohet për konflikt verbal IPK: Plagosja e inspektorit në Prishtinë nuk lidhet me detyrën zyrtare