Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Haxhi Thaqi, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur sakrifice dhe angazhimi në luftën për çlirimin e Kosovës. Haxhi Thaqi ishte invalid i luftës dhe mbante plagët e dy fronteve, pasi ishte plagosur gjatë luftës në Kroaci dhe në Beteja e Koshares, një nga përballjet më të ashpra të luftës në vend. Kontributi i tij mbetet pjesë e historisë së sakrificës së brezit që luftoi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lajmin për ndarjen nga jeta e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe bashkëluftëtarët përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dhimbje dhe respekt për jetën dhe veprën e të ndjerit. Varrimi i Haxhi Thaqit do të bëhet në Burojë të Skenderajit, ndërsa komuniteti dhe ish-bashkëluftëtarët do të nderojnë kontributin e tij gjatë ceremonisë. Lavdi jetës dhe veprës së tij. Related PostsEpopeja e UÇK-së: Fadil Nura zbulon agjendën,... Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka konfirmuar se makineria organizative...Read moreKonjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk... Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe...Read moreTë gjithë në mbështetje të ish-krerëve të... Marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të organizohet më...Read more Post navigation Gjendet trupi i bjeshkatarit Cazim Fetahoviq në Hajlë Tragjedi në Mitrovicë: 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në Kçiq të Madh