Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga data 13 shkurt 2026, nëse deri atëherë nuk marrin përgjigje institucionale lidhur me kërkesat e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të dorëzuar menaxhmentit të ndërmarrjes, punëtorët bëjnë të ditur se më 26 janar 2026 kanë dorëzuar paralajmërimin paraprak për grevë, por deri më 6 shkurt nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga organet kompetente. Në dokument thuhet se vendimi për grevë bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Grevat, ndërsa theksohet se do të respektohet minimumi i procesit të punës, në mënyrë që të mos cenohen interesat publike dhe siguria e qytetarëve. Punëtorët e “Trafikut Urban” kanë bërë të ditur se greva do të organizohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe se ky njoftim konsiderohet paralajmërim përfundimtar ligjor. /Zëri i Drenices/ Related PostsPrishtina vendos kamera kineze sigurie, ngrihen shqetësime... Raportimet për cenueshmëri të sistemeve të mbikëqyrjes ngrenë pikëpyetje për...Read moreProtesta kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët paralajmërojnë... Qytetarët e frustruar për shkak të paralajmërimit të ngritjes së...Read moreKuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin... Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin fiskal...Read more Post navigation Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2026, VV refuzon votimin Aksident në Slivovë të Prishtinës, rrotullohet një veturë