Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Han të Elezit ku një mur është rrëzuar mbi një automjet.

Në lagjen Meliq të Hanit të Elezit është shembur një mur që si pasojë ka nxënë poshtë një veturë derisa ishte në lëvizje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën “28 Nëntori”. Sipas tij, në automjet ndodhej vetëm shoferi, i cili mbeti i bllokuar pas shembjes së murit.

Menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Emergjencës dhe Zjarrfikësit nga Hani i Elezit, të cilët kanë nisur operacionin për nxjerrjen e personit të ngujuar.

“Shoferi ka qenë me vetëdije, por i bllokuar brenda veturës,” tha Veseli.

Ai shtoi se rreth orës 22:00, zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin shoferin nga automjeti.

Personi ka pësuar lëndime trupore, por ka qenë në gjendje të vetëdijshme dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Hanit të Elezit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa Policia ka iniciuar “shënim zyrtar” dhe po vazhdon veprimet e mëtejme hetimore. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorëtAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *