Të mitur me armë në Pejë – policia ndërhyn në dy raste Dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje, ku janë përfshirë të mitur, janë regjistruar në Pejë. Sipas Policia e Kosovës, në rastin e parë një i mitur është shoqëruar në stacion policor pasi gjatë kontrollit iu gjet: një armë revole një karikator tre fishekë Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Në një rast tjetër, po ashtu në Pejë, një tjetër i mitur është ndaluar pasi iu gjet një mjet i mprehtë (thikë). Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar pas intervistimit, në procedurë të rregullt. Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë trajtuar sipas procedurave ligjore, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat janë në zhvillim. /Zëri i Drenices/ Related PostsArmatim në një shtëpi të braktisur në... Zbulim në Zubin Potok: Policia gjen armë automatike dhe granatë...Read moreAlarm në Kosovë: Rreth 30 persona të... 30 të vdekur në 3 muaj – rrugët e Kosovës...Read moreArrestohet Artisti Gjesti Reperi i njohur nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur për publikun...Read more Post navigation E rrahu gruan dhe e nxori në rrugë gjatë natës – burri arrestohet në Pejë