Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë”, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me motivet apo personat e përfshirë në rast.

/Zëri i Drenices/

Related Posts

Alarm në Pejë: Dy të mitur kapen me armë dhe thikëAlarm në Pejë: Dy të mitur kapen me armë dhe thikë
Alarm në Pejë: Dy të mitur kapen...
Të mitur me armë në Pejë – policia ndërhyn në...
Read more
Armatim në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok – konfiskohet edhe granatëArmatim në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok – konfiskohet edhe granatë
Armatim në një shtëpi të braktisur në...
Zbulim në Zubin Potok: Policia gjen armë automatike dhe granatë...
Read more
Alarm në Kosovë: Rreth 30 persona të vdekur në trafik për vetëm 3 muajAlarm në Kosovë: Rreth 30 persona të vdekur në trafik për vetëm 3 muaj
Alarm në Kosovë: Rreth 30 persona të...
30 të vdekur në 3 muaj – rrugët e Kosovës...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *