Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një shoferit të autobusit që është kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit, në kuadër të monitorimit të trafikut përmes sistemit të kamerave në kryeqytet.

Pas verifikimeve, Policia ka konstatuar se shoferi ka përsëritur këtë kundërvajtje, për të dytën herë, ndaj tij i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht shoferët e transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, duke theksuar se kjo sjell rrezik serioz për jetën e pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Related Posts

Alarm në Pejë: Dy të mitur kapen me armë dhe thikëAlarm në Pejë: Dy të mitur kapen me armë dhe thikë
Alarm në Pejë: Dy të mitur kapen...
Të mitur me armë në Pejë – policia ndërhyn në...
Read more
Armatim në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok – konfiskohet edhe granatëArmatim në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok – konfiskohet edhe granatë
Armatim në një shtëpi të braktisur në...
Zbulim në Zubin Potok: Policia gjen armë automatike dhe granatë...
Read more
Alarm në Kosovë: Rreth 30 persona të vdekur në trafik për vetëm 3 muajAlarm në Kosovë: Rreth 30 persona të vdekur në trafik për vetëm 3 muaj
Alarm në Kosovë: Rreth 30 persona të...
30 të vdekur në 3 muaj – rrugët e Kosovës...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *