Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka reaguar pasi në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet emri i saj. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Jahjaga ka shkruar: “Raportimet mediatike për ‘lidhjen time’ me dosjen ‘Epstein’ janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë”. Tutje Jahjaga ka shkruar se përmendja e emrit të saj nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të. “Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar. Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj. Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet”, ka shkruar Jahjaga. Tutje ajo ka shkruar se: “Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani”. /Zëri i Drenices/ Related PostsRaportohet për datën e fundit të luftës... Media izraelite: SHBA synon t’i japë fund luftës me Iranin...Read moreFrom Khamenei to Soleimani: Key Iranian Officials... As the conflict intensifies, Israel claims to have eliminated several...Read moreIran missile debris Dubai financial center Missile Debris Damages Building in Dubai Debris from an intercepted missile...Read more Post navigation Kandidatët për President të Kosovës – çka dihet dhe çfarë është spekulim Përparim Rama arrin koalicion të madh në Prishtinë, veç VV mbetet jashtë?