Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. “Ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, tha Rugova. Related PostsAlarm në Pejë: Dy të mitur kapen... Të mitur me armë në Pejë – policia ndërhyn në...Read moreE rrahu gruan dhe e nxori në... Dhuna në familje në Pejë: Burri rrah gruan dhe e...Read moreArmatim në një shtëpi të braktisur në... Zbulim në Zubin Potok: Policia gjen armë automatike dhe granatë...Read more Post navigation Detaje nga operacioni “Barriera”: Ky është kosovari që u arrestua në Tiranë për trafikim të armëve U kap duke përdorur telefonin gjatë ngasjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit në Prishtinë