Mungesë kontrolli në Interex Prizren: Macja hyn në sektorin e sallamave

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në marketin Interex në Prizren, ku një mace është futur lirshëm brenda supermarketit dhe është drejtuar drejtpërdrejt te sektori i mishit dhe sallamave.

Videoja e siguruar nga redaksia tregon qartë macen teksa qëndron pranë rafteve të sallamave dhe konsumon sallam brenda marketit, pa asnjë ndërhyrje nga stafi në atë moment. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta te qytetarët, të cilët shprehin shqetësim për kushtet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.

Deri tani, nga marketi Interex në Prizren nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me rastin. Ndërkohë, videoja ka nxitur komente dhe kritika nga konsumatorët.

Rasti rikthen në vëmendje nevojën për respektimin e standardeve sanitare dhe masave të sigurisë në markete, për të garantuar shëndetin e qytetarëve. /Zëri i Drenices/

VIDEO E PLOTË:

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *