Organizata turke Fut ka befasuar sërish të gjithë, duke mposhtur ekipin e tretë në botë, Furia, në IEM Krakow.

Fut arritën një fitore komode 0-2, ku ishin më dominues gjatë tërë kohës.

Fillimisht, në “de_mirage” e mbyllën pjesën e parë me rezultat 10-2, por në fund fituan me vështirësi, ku epilogu doli të jetë 13-11.

Sidoqoftë, për dallim nga hera e fundit, Fut ishte larg më e mirë në “de_dust2”, ku arritën fitore prej 13-5.

Kapiteni Aulon “krabeni” Fazlija shënoi 19 eliminime, vetëm një më pak se lojtari më i dalluar “dziugss” me 20 sosh.

Kësisoj, Fut kualifikohen në gjysmëfinalen e grupit A, ku do të përballen me G2.

Kujtojmë, në rast që Fut mposht G2 dhe njëkohësisht NaVi fituesin e e ndeshjes Spirit – Astralis, atëherë do të kemi një finale të grupit mes dy yjeve kosovarë për CS2, “Krabeni” dhe “makazze”. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
“makazze” shkëlqen në mapin vendimtar, NaVi mposht...
Natus Vincere ka shënuar fitore ndaj skuadrës më në formë...
Read more
Komuniteti kosovar i Counter-Strike, baza më e...
2.72% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë, ka një llogari...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *