Natus Vincere ka shënuar fitore ndaj skuadrës më në formë aktualisht në Counter Strike 2, Parivision, në kuadër të IEM Krakow.

NaVi arriti fitore të vështirë me rezultat 2-1 në mape, sfidë ku në “de_ancient” shkëlqeu Drin “makazze” Shaqiri.

Fillimisht, NaVi e fitoi me rezultat të ngushtë “de_dust2” me rezultat 13-11, ku Valeriy “b1t” Vakhovskiy ishte më i miri me 18 eliminime.

Në mapin e dytë, Parivision arriti ta barazonte rezultatin falë një fitore në “de_anubis” me rezultat 16-19, ku Ivan “zweih” Gogin ishte i pandalshëm me plot 35 eliminime.

Megjithatë, aty kur u nevojit, në skenë doli “makazze” që me 22 eliminime shkëlqeu në “de_ancient”, ku NaVi mori fitore bindëse me rezultat 13-5.

Kësisoj, NaVi avancon në gjysmëfinale të grupit A, aty ku do ta presë fituesin e përballjes Spirit – Astralis.

/Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Fantastike: FUT me “krabeni” mposhtin ekipin e...
Organizata turke Fut ka befasuar sërish të gjithë, duke mposhtur...
Read more
Komuniteti kosovar i Counter-Strike, baza më e...
2.72% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë, ka një llogari...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *