Organizata turke Fut ka befasuar sërish të gjithë, duke mposhtur ekipin e tretë në botë, Furia, në IEM Krakow. Fut arritën një fitore komode 0-2, ku ishin më dominues gjatë tërë kohës. Fillimisht, në “de_mirage” e mbyllën pjesën e parë me rezultat 10-2, por në fund fituan me vështirësi, ku epilogu doli të jetë 13-11. Sidoqoftë, për dallim nga hera e fundit, Fut ishte larg më e mirë në “de_dust2”, ku arritën fitore prej 13-5. Kapiteni Aulon “krabeni” Fazlija shënoi 19 eliminime, vetëm një më pak se lojtari më i dalluar “dziugss” me 20 sosh. Kësisoj, Fut kualifikohen në gjysmëfinalen e grupit A, ku do të përballen me G2. Kujtojmë, në rast që Fut mposht G2 dhe njëkohësisht NaVi fituesin e e ndeshjes Spirit – Astralis, atëherë do të kemi një finale të grupit mes dy yjeve kosovarë për CS2, “Krabeni” dhe “makazze”. /Zëri i Drenices/ Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read more“makazze” shkëlqen në mapin vendimtar, NaVi mposht... Natus Vincere ka shënuar fitore ndaj skuadrës më në formë...Read moreKomuniteti kosovar i Counter-Strike, baza më e... 2.72% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë, ka një llogari...Read more Post navigation “makazze” shkëlqen në mapin vendimtar, NaVi mposht Parivision Momenti qesharak: Bashkëlojtari ia “vodhi” golin, Vedat Muriqi e godet me “shuplakë”