2.72% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë, ka një llogari në FACEIT, që është platformë online për sportet elektronike.

Kjo do të thotë që afro 3 në çdo 100 banorë janë të regjistruar si lojtarë në atë platformë.

Analiza është realizuar nga “shternz”.

“Analiza bazohet në të dhëna të hapura nga FACEIT. Rezultatet duhen interpretuar me kujdes për shkak të shtrembërimeve të mundshme të shkaktuara nga përdorimi i VPN-ve, ndryshimi i rremë i vendndodhjes (fake flagging) dhe pasaktësitë në të dhëna.”, shkruan në njoftimin e “shternz”.

Pas Kosovës, renditet Estonia me 2.01 % dhe Finlanda me 1.75 %.

Për këtë statistikë reagoi edhe Arbnor “Dementor” Pacolli, lojtar i Kosovës në Counter-Strike.

“Në shtetin tonë, të gjithë rritemi me Counter-Strike. Të gjithë fillojmë të luajmë në moshën 4-5 vjeçare”, shkruan “Dementori” në rrjetin social “X”.

Lojtari i fundit që bëri bujë në skenën ndërkombëtare të Counter-Strike është Drin “makazee” Shaqiri, i cili debutoi për Natus Vincere, që pozicionohet në pozitën e shtatë të ekipeve më të mira në botë. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Kosova në elitën botërore të CS2 –...
Statistikat e fundit të FACEIT e vendosin Kosovën mes superfuqive...
Read more
Fantastike: FUT me “krabeni” mposhtin ekipin e...
Organizata turke Fut ka befasuar sërish të gjithë, duke mposhtur...
Read more
“makazze” shkëlqen në mapin vendimtar, NaVi mposht...
Natus Vincere ka shënuar fitore ndaj skuadrës më në formë...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *