Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka hyrë në fazën më vendimtare, teksa është shpallur edhe vendi i tretë i këtij edicioni. Stilisti i flokëve, Ludo Lee, është renditur i treti, duke e mbyllur kështu rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në vend me një pozicion në podium. Ai pati një rrugëtim të veçantë dhe unik gjatë këtij sezoni, duke u dalluar për stilin e tij, qasjen e drejtpërdrejtë dhe momentet që shpesh u kthyen në diskutime të gjera brenda dhe jashtë shtëpisë. Prania e tij në finale ishte konsideruar nga shumëkush si një prej më të merituarave të këtij edicioni. Me shpalljen e tij në vendin e tretë, gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh tashmë mbetet mes dy finalistëve të fundit: Elijonës dhe Londrim Mekajt. Publiku pret me padurim momentin final që do të përcaktojë fituesin e edicionit të katërt të BBVK. “Ludo Lee mbyll rrugëtimin e tij në BBVK 4 me vendin e tretë, duke lënë garën për çmimin e madh mes dy finalistëve të fundit.” Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read more Post navigation Klodi renditet i katërti në finalen e madhe të BBVK 4 Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova 4