Natus Vincere ka shënuar fitore ndaj skuadrës më në formë aktualisht në Counter Strike 2, Parivision, në kuadër të IEM Krakow. NaVi arriti fitore të vështirë me rezultat 2-1 në mape, sfidë ku në “de_ancient” shkëlqeu Drin “makazze” Shaqiri. Fillimisht, NaVi e fitoi me rezultat të ngushtë “de_dust2” me rezultat 13-11, ku Valeriy “b1t” Vakhovskiy ishte më i miri me 18 eliminime. Në mapin e dytë, Parivision arriti ta barazonte rezultatin falë një fitore në “de_anubis” me rezultat 16-19, ku Ivan “zweih” Gogin ishte i pandalshëm me plot 35 eliminime. Megjithatë, aty kur u nevojit, në skenë doli “makazze” që me 22 eliminime shkëlqeu në “de_ancient”, ku NaVi mori fitore bindëse me rezultat 13-5. Kësisoj, NaVi avancon në gjysmëfinale të grupit A, aty ku do ta presë fituesin e përballjes Spirit – Astralis. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreFantastike: FUT me “krabeni” mposhtin ekipin e... Organizata turke Fut ka befasuar sërish të gjithë, duke mposhtur...Read moreKomuniteti kosovar i Counter-Strike, baza më e... 2.72% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë, ka një llogari...Read more Post navigation Komuniteti kosovar i Counter-Strike, baza më e madhe e lojtarëve për kokë banori në Evropë në FACEIT Fantastike: FUT me “krabeni” mposhtin ekipin e më të fortë në botë Furia