Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shqetësimeve që u krijuan nga projekt-buxheti i qeverisë për Stadiumin Nacional të Futbollit, ku nuk është specifikuar lokacioni i projektit. Lladrovci ka theksuar se vendndodhja e stadiumit është tashmë e përcaktuar: në Zonën Kadastrale Sankoc, pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, duke e cilësuar këtë zonë si strategjike dhe të përshtatshme për futbollin kosovar. “Vendndodhja nuk ka qenë e lidhur me ndikime materiale apo politike. Studimi i fizibilitetit është kryer nga ekspertë ndërkombëtarë dhe është vlerësuar si më e përshtatshme për vendin. Arsyeshmëria e ngritjes së stadiumit aty lidhet me hapësirën, qasjen, ambientin dhe transportin,” tha Lladrovci, i cili shtoi se 10 milionë euro kanë shkuar tashmë për studim fizibiliteti. Ai kujtoi historikun e projektit, që tashmë pritet të marr hapat e pare pas shumë vitesh zhagitjesh. “Më 18 mars 2014, kryeministri Hashim Thaçi pati vendosur për ndërtimin e Stadiumit Nacional në Bërnicë. Më 4 dhjetor 2017, kryeministri Ramush Haradinaj vendosi projektin ideor në Sankoc, duke përfshirë studimin e fizibilitetit dhe shpronësimet. Stadiumi i duhet Kosovës sa më shpejt të ndërtohet, për sportistët, sportdashësit dhe reputacionin e shtetit tonë!”, shkroi ai. Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për realizimin e këtij projekti për vitin 2026 janë planifikuar 4 milionë euro, për vitin 2027 pastaj 5 milionë euro dhe për vitin 2028 plotë 6 milionë euro. Lladrovci ka bërë të ditur se nuk do të lejohet ndryshimi i lokacionit dhe çdo përpjekje për këtë do të ndiqet me mekanizmat ligjorë përkatës. Stadiumi Nacional nevojitet për Lojërat Mesdhetare, që do të mbahen në Kosovë në vitin 2030. Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreGjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e... Procesi civil lidhur me vdekjen tragjike të 3-vjeçares Xh.G., e...Read moreRamiz Lladrovci: Po përgatisim raportin përfundimtar të... Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të...Read more Post navigation Prishtina e Re triumfon ndaj Drenicës dhe i largohet fundit të tabelës Milani i pakënaqur me gjykimin, katër vendime të diskutueshme në dy ndeshjet e fundit