Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Korçës, duke u ndier fuqishëm në disa lokalitete të juglindjes së vendit. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në territorin e Greqisë, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet janë ndier më fort në aksin Hoçisht – Bilisht – Korçë. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Pas lëkundjeve ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila ka bërë të ditur se tërmeti është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 4 shkurt 2026, rreth orës 19:50. “Gjatë mbrëmjes së sotme, 04.02.2026, ora 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë, me epiqendër në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave. Magnituda maksimale ishte 4.1 ballë, ndërsa thellësia varionte nga 5 deri në 15 kilometra. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme. Situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim”, thuhet në njoftimin zyrtar. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, një person i plagosur Përleshje fizike në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, dy persona të lënduar