Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Korçës, duke u ndier fuqishëm në disa lokalitete të juglindjes së vendit.

Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në territorin e Greqisë, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet janë ndier më fort në aksin Hoçisht – Bilisht – Korçë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Pas lëkundjeve ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila ka bërë të ditur se tërmeti është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 4 shkurt 2026, rreth orës 19:50.

“Gjatë mbrëmjes së sotme, 04.02.2026, ora 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë, me epiqendër në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave. Magnituda maksimale ishte 4.1 ballë, ndërsa thellësia varionte nga 5 deri në 15 kilometra. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme. Situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim”, thuhet në njoftimin zyrtar. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *