Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një incidenti të ndodhur sot rreth orës 15:30 në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku paraprakisht u raportua edhe për të shtëna me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, duke bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, tre personat e lënduar nuk kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit, por janë lënduar si pasojë e një goditjeje me veturë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, në rrjete sociale janë publikuar pamje që tregojnë momentin kur një veturë godet një grup të rinjsh në këtë lagje. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe lidhjen eventuale mes incidenteve të raportuara. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *