Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sonte rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë, një i burgosur me inicialet E.G. është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij. Sipas njoftimit zyrtar, stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit dhe emergjenca e qytetit kanë reaguar menjëherë, mirëpo pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur që i burgosuri të rikthehet në jetë. I ndjeri ishte duke vuajtur dënim për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë në vitin 2048. Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent, ndërsa SHKK dhe DSHB kanë iniciuar procedura hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave. Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read more Post navigation Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Istog Të shtënat te Kodra e Trimave në Prishtinë, pamje nga momenti i goditjes së turmës me veturë