Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit T.P., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda. I pandehuri dyshohet për dhunimin e një të miture në Istog. Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00. /Zëri i Drenices/ Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreApeli anulon paraburgimin për nëntë të dyshuarit... Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në...Read more Post navigation Gjenden mbetje eshtrash në Skenderaj, dyshohet se i përkasin luftës së fundit I dënuar për dhunim, i burgosuri gjendet i vdekur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz