Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një incidenti të ndodhur sot rreth orës 15:30 në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku paraprakisht u raportua edhe për të shtëna me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, duke bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas Policisë, tre personat e lënduar nuk kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit, por janë lënduar si pasojë e një goditjeje me veturë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, në rrjete sociale janë publikuar pamje që tregojnë momentin kur një veturë godet një grup të rinjsh në këtë lagje. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe lidhjen eventuale mes incidenteve të raportuara. /Zëri i Drenices/ Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read more Post navigation I dënuar për dhunim, i burgosuri gjendet i vdekur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim vjedhje