Një incident me armë zjarri është raportuar të mërkurën, rreth orës 18:00, në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e incidentit një person ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga autoritetet shëndetësore.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe aktualisht po trajtohet nga autoritetet shëndetësore,” ka deklaruar Hashani.

Ai ka shtuar se Policia, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe se janë në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë për motivin e incidentit.

Related Posts

Aksion në ARBK për ndryshim pronësie biznesi, MINT: Rasti lidhet me keqinterpretim të një aktgjykimiAksion në ARBK për ndryshim pronësie biznesi, MINT: Rasti lidhet me keqinterpretim të një aktgjykimi
Aksioni në ARBK, MINT: Po hetohet një...
Njësitë për krime ekonomike kanë zhvilluar sot një aksion në...
Read more
Ekstradohen në Kosovë një burrë dhe një grua të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtarEkstradohen në Kosovë një burrë dhe një grua të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar
Ekstradohen në Kosovë një burrë dhe një...
Ekstradohen dy të dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar Policia e Kosovës ka...
Read more
Veriu i Kosovës pa raste vrasjesh dhe...
Në katër komunat në veri të Kosovës asnjë rast i...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *