Një incident me armë zjarri është raportuar të mërkurën, rreth orës 18:00, në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit. Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e incidentit një person ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga autoritetet shëndetësore. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. “Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe aktualisht po trajtohet nga autoritetet shëndetësore,” ka deklaruar Hashani. Ai ka shtuar se Policia, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe se janë në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë për motivin e incidentit. Related PostsAksioni në ARBK, MINT: Po hetohet një... Njësitë për krime ekonomike kanë zhvilluar sot një aksion në...Read moreEkstradohen në Kosovë një burrë dhe një... Ekstradohen dy të dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar Policia e Kosovës ka...Read moreVeriu i Kosovës pa raste vrasjesh dhe... Në katër komunat në veri të Kosovës asnjë rast i...Read more Post navigation Ish-shefi i SHIK-ut të Shqipërisë: Kosova di me mençuri të përballojë çdo agresion serb Tërmet me magnitudë 4.1 ballë në zonën e Korçës