Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sonte rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë, një i burgosur me inicialet E.G. është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij. Sipas njoftimit zyrtar, stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit dhe emergjenca e qytetit kanë reaguar menjëherë, mirëpo pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur që i burgosuri të rikthehet në jetë. I ndjeri ishte duke vuajtur dënim për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë në vitin 2048. Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent, ndërsa SHKK dhe DSHB kanë iniciuar procedura hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave. Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Istog Të shtënat te Kodra e Trimave në Prishtinë, pamje nga momenti i goditjes së turmës me veturë